Gjykata Kushtetuese nuk do të ngre procedurë për Ligjin për Prokurorinë Publike
Gjykata Kushtetuese e mbajti mbledhjen e 20-të në të cilën u diskutua për tri nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë. Gjykata solli vendim që të mos niset procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë për Ligjin për Prokurorinë Publike në tërësi dhe nenet veçanërisht të kontestuara 4 paragrafi 2 dhe neni 29 paragrafet 2 dhe 3 nga ky ligj.
“Refuzohet nisma për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së: dekretit për shpalljen e Ligjit për Prokurorinë Publik nr. 08-1411/1 nga data 16.02.2020; nenit 110 pikat 1, 2 dhe 3 dhe nenit 113 të Ligjit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi dhe pjesët e nismave që kërkojnë vlerësim të ndërsjellë të përputhjes së akteve të përcaktuara në pikën 1 dhe pikën 2, alinea 1 dhe 2 të këtij vendimi me dispozitat nga Rregullorja e Kuvendit dhe dispozitat e Rregullores së Punës së Qeverisë”, bëjnë të ditur nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata vlerësoi se dispozitat kushtetuese nuk e rregullojnë procedurën në vijim të miratimit të ligjeve dhe çështjeve të cilat do të nënkuptonin vlerësim të pajtueshmërisë së ligjit konkret dhe të Rregullores së kuvendit, në të cilin është përgatitur procedura për miratimin e ligjeve, që nënkupton se nuk ka kompetencë të bëjë vlerësim të tillë. Sa i përket çështjes së miratimit të Ligjit për Prokurorinë Publike, nga analiza e bërë doli se Ligji i kontestuar është miratuar me shumicën e nevojshme prej dy të tretave.
Gjykata i refuzoi akuzat për hetim të kushtetutshmërisë së Dekretit për shpallje të Ligjit për Prokurorinë Publike sepse nuk përfaqëson rregull në kuptim të nenit 110 alineja 2 e Kushtetutës.
Gjykata Kushtetuese vendosi fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 6 paragrafi 2 në pjesën: “në afat prej tri ditëve nga data e publikimit të listave të përfituesve të mbështetjes financiare nga neni 5 paragrafi 3 i këtij ligji” nga Ligji për Mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për përballimin e krizës energjetike.
Sipas përmbajtjes së dispozitave të kontestuara, “përdoruesi i cili nuk është në listën nga neni 5 paragrafi 3 i këtij ligji dhe i cili konsideron se i plotëson kushtet si shfrytëzues i së drejtës nga neni 2 i këtij ligji, mund të paraqesë Ankesë në Komisionin për vendimmarrje për ankesa për mbështetje financiare, në afat prej tri ditësh nga data e publikimit të listave të përfituesve të mbështetjes financiare nga neni 5 paragrafi 3 i këtij ligji”. Gjykata shprehu dyshim se mund të fillohet çështja e kushtetutshmërisë së pjesës së kontestuar nga dispozita e cila përcakton afat të shkurtë me të cilin pamundësohen qytetarët që të realizojnë të drejtën ligjore.
Gjykata Kushtetuese e refuzoi nismën për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për përcaktimin e tarifës rregullative për furnizimin me ujë të pijshëm ose furnizim me ujë të NP “Ujësjelësi” Ohër për periudhën e rregulluar 2021 – 2023 UP1 nr.08 -62/20 të datës 15.04.2021 dhe Vendimit për përcaktimin e tarifës rregullatore për grumbullimin dhe largimin e ujërave të zeza urbane të NP “Niskogradba” Ohër për periudhën e rregulluar 2021 – 2023 UP1 nr. 63/20 nga 15 prilli i vitit 2021.
“Shfuqizohen neni 152 paragrafi 1 pika 2) në pjesën: ‘paragrafi (4)’ nga Ligji për ndërtim”, shtojnë nga Gjykata Kushtetuese.