Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese vendos në favor të presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re Avdullah Hotit nga anët e LDK.

Vendimi i Thaçit ishte ankimuar nga lëvizja Vetëvendosje, e cila më herët kishte refuzuar të dërgonte një emër tjetër për kryeministër pas rrëzimit të qeverisë Kurti në Kuvend dhe që kërkonte mbajtje të zgjedhjeve të reja.

Tashmë me këtë vendim Avdullah Hoti i LDK së bashku me AAK dhe Nismën mund të formojnë qeverinë e re të Kosovës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Maj, 2020 23:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.