Gjykatës Kushtetuese sërish i hyri uji

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 21:27

Gjykatës Kushtetuese sërish i hyri uji

Reshjet e dendura të mbrëmshme kanë vërshuar sërish zyrat e Gjykatës Kushtetuese që ndodhen në katin e 4-të dhe të 5-të të objektit rreth Vardarit. Uji ka depërtuar në tavan dhe ka kaluar në disa mure. Nga tavani ka pasur prurje, ndërsa punonjësit kanë vendosur kova dhe qese plastike në disa vende për të mbledhur ujin, në mënyrë që të mos dëmtohen mobiliet, përcjell FLAKA.

Kjo është rrjedhja e dytë, më e rëndë në javët e fundit, pasi pas reshjeve të muajve shtator dhe tetor, uji i akumuluar hyry poashtu në zyrat Kushtetuese dhe shkaktoi një qark të shkurtër. Më pas, pas kontrollit u është thënë se çatia duhet të izolohet, ndërsa SOZR-ja, e njoftuar për problemin, ka thënë se tre institucionet që ndajnë objektin duhet ta rregullojnë vetë. Kjo krijon dhimbje koke të reja për punonjësit e kësaj Gjykate.

“Për të qenë të sigurt për këtë duhet bërë një projekt arkitektonik. Supozohet se shuma totale do të jetë më e madhe se fondet në dispozicion të Gjykatës Kushtetuese për këtë qëllim. Ka paqartësi për mënyrën se si mund të kryhet procedura për rikonstruksionin e çatisë, sepse është pjesë e përbashkët e objektit”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Jozyrtarisht, shiu ka hyrë në Arkivin e Shtetit, i cili përdor dy kate menjëherë nën çati dhe është mbi katet e Gjykatës Kushtetuese. Por sipas drejtorit Krstevski, situata për momentin te ata është më e mirë.

Për problemin e rrjedhjeve, e cila krijon edhe lagështi, e cila është e keqe për shëndetin e punonjësve, kryetarja e Gjykatës, Kacarska, ka kërkuar takim me drejtorin e Arkivit dhe pritet të bëhet pasi të kthehet nga udhëtim jasht vendit. Edhe Muzeu Arkeologjik ndodhet në të njëjtën ndërtesë.

Sipas drejtoreshës Babamova, sot pas reshjeve të mbrëmshme nuk ka dëmtime të reja, por kanë mbetur ato ekzistuese, të cilat zgjidhen me kova të vendosura për grumbullimin e ujit, në mënyrë që të mos dëmtohen artefaktet. Të tria institucionet kohëve të fundit kanë investuar gjithsej 180.000 denarë për pastrimin e ulluqeve të objektit, por kjo padyshim nuk ndihmon.

Nga Qeveria nuk përgjigjen nëse nga atje do të ndihmonin në tejkalimin e këtij problemi. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 21:27

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare