Gjykatësit nuk heqin dorë nga rroga e plotë, nesër parashtrojnë padi

Desk
By Desk April 22, 2020 16:07

Gjykatësit nuk heqin dorë nga rroga e plotë, nesër parashtrojnë padi

SDK ka mësuar se, Shoqata e gjykatësve nesër do të parashtrojë padi deri te Gjykata Kushtetuese me të cilin do të kërkojnë që të kthehen pas rrogat e shkurtuara të anëtarëve të saj me dekret qeveritar.

Padia, bazohet në parimin kushtetues që pushteti ekzekutiv të mos ndikojë në pushtetin e gjyqësorit.

Paraprakisht, “Fokusi”, ka publikuar letër nga Shoqata në të cilën theksohet se dekreti i miratuar nga Qeveria është në kundërshtim me Ligjin për rroga të gjykatësve dhe të Kushtetutës.

Në letë theksohet se sipas Ligjit të përmendur, rroga nuk mund të zvogëlohet me Ligj apo me vendim të organit shtetëror.

Me dekretin e miratuar nga Qeveria, gjykatësve rroga nga 1 mijë euro, u është ulur në 14.500 denarë.  Ulje e rrogave me dekret, parashihet edhe për prokurorët.

Desk
By Desk April 22, 2020 16:07