Gjykimet online, duhen intervenime në ligj dhe kushte në gjykata

Desk
By Desk November 3, 2020 19:46

Gjykimet online, duhen intervenime në ligj dhe kushte në gjykata

Pandemia po krijon probleme reale në mbajtjen e gjykimeve. Gjykatat kërkojnë zgjidhje nga qeveria njësoj si me dekretin gjatë sitatës së jashtëzakonshme kur gjykimet u pezulluan. Kështu nuk do të rrezikohet vjetërsimi apo filllimi nga e para e disa proceseve gjyqësore. Për kreun e Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti dhe kreun e penales Ivan Gjolev, gjykimet online nuk janë zgjidhje, për shkak të mungesës së kushteve dhe nevojës për ndryshime ligjore.

“Fillimisht duhet intervenim në ligjet procedural por dhe të krijohen kushte.Mendoj se në këto kushte dhe në një procedurë kontradiktore që zhvillohet tek ne posaqërisht në lëndet penale është shumë vështirë të sigurohet përmes gjykimeve online posaqërisht duke pasur parasysh parimet hemelore të Ligjit për procedurë penale dhe atij për procedurë kontestese.”, tha Xhemali Saiti, Kryetar i Shoqatës së Gjykatësve.

“Gjykata penale ka kapacitete të vogla për të siguruar gjykime online, pasi që nuk kemi numër të mjaftueshëm të kamerave, projektorëve dhe llaptopëve, megjithatë por për dy deri më tre gjykime në ditë onlinë do të kishim mundur atë ta organizojmë.”, tha Ivan Gjolev, Kryetar i Gjykatës Penale.

Rastet positive me Covid 19 së fundmi kanë anuluar edhe procese gjyqësore në gjykatën civile.

“Në dy javët e fundit ka disa kërkesa për anulim ,të themi nga 7 gjykime në ditë, ndodhë që të ketë nga një kërkesë për anulim përshkak të rezultatit pozitiv tek njëri nga palët. Ka dhe në dy javët e fundit kjo ndodhë më shpesh.”, tha Emilia Shopar, gjykatëse në Gjykatën Civile.

Për momentin, gjykatat i kanë marë të gjitha masat antikovid. Protokolli për mbrojtje nga Covid 19, që u promovua në Gjykata Penale dhe Gjykata Civile, i miratuar nga Shoqata e gjykatësve të RM-së me bashkëpunim me OSBE-në, parasheh matje të temperaturës, maskë mbrojtëse, dezinfektim dhe distancë. Standardet në protokoll janë konsultua me ekspertët e sigurojnë mbrojtje nga pandemia për të gjithë personat e përfshirë në procedurat gjyqësore. Janë punuar 10 mijë afishe dhe 900 postera rreth protokolleve, që do të shpërndahen në të gjitha gjykatat e vendit./Tvm2

Desk
By Desk November 3, 2020 19:46