Gjykimi për 27 prillin: Dëshmojnë Zaev dhe Shilegov

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 21:19

Gjykimi për 27 prillin: Dëshmojnë Zaev dhe Shilegov

Kryeministri, deputetët, ministrat e tanishëm dhe gazetarë janë vetëm një pjesë e vogël e dëshmitarëve të propozuar që do të paraqiten në gjyqin e të pandehurve për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, përcjell FLAKA.

Sipas planit të paracaktuar të punës, tashmë të enjten, pikërisht në mesditë, kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe deputeti Muhamed Zekiri duhet të paraqiten para këshillit gjyqësor dhe një ditë më vonë për “të enjten e përgjakshme” do të dëshmojë edhe kryeministri Zoran Zaev për të cilin dëshmitarët Damjan Mançevski, Ilija Nikollovski dhe Frosina Tashevska-Remenski konfirmuan dje se ata ishin objektivi kryesor i turmës që hyri në Parlamentin Republikan.

Midis këtyre 36 dëshmitarëve janë edhe emrat e ministrit ekzistues Oliver Spasovski, paraardhësit të tij Agim Nuhiu, kryetarit të komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, ish-ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe dy gazetarëve.

Parashikimet janë se këta dëshmitarë, si dhe ata që kanë qëndruar më shumë se 11 orë në Gjykatën Penale të Shkupit, do të japin pikëpamjet e tyre mbi sulmin ndaj Parlamentit dhe kërcënimet ndaj tyre dhe mbi jetën e më të afërmve të tyre.

Gjyqi i ngjarjeve të 27 prillit filloi në fund të muajit të kaluar. Aktakuza mbulon 33 persona. Nga këto, vetëm dy janë përgjegjës për ndihmë dhe të tjerët për krim: për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 21:19