Gjykimi për rastin “Talir”, Micevski: Gruevskit i dhashë në dorë 10 mijë euro

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 19:22

Gjykimi për rastin “Talir”, Micevski: Gruevskit i dhashë në dorë 10 mijë euro

Procesi gjyqësor për rastin “Talir”, që ka të bëjë me financimin joligjor dhe larje parash prej rreth 5 milion euro të partisë VMRO-DPMNE, pas anulimeve të shumta, ka vazhduar me dëshminë e biznesmenit, Siljan Micevski. Ai tha se në disa raste është zhvatur nga zyrtarët e parë të partisë VMRO-DPMNE-së, kur ka fituar tenderët. Micevski tha se ka marrë edhe sugjerime nga partia se kë të marrë si kompani për realizim. Micevski tha se personalisht ka donuar mjete në VMRO-DPMNE.

“Po personalisht i kam dorëzuar 10.000 mijë euro te kryeministri Nikolla Gruevski. Ajo ishte para shumë kohe. Për VMRO-në edhe në mënyrë indirekte kemi donuar, si p.sh. për zgjedhje. Kemi dhënë edhe për klubin e basketbollit MZT rreth 70.000 mijë euro, duhej të paguanin diçka që të mos i fshijnë nga liga, unë pagova. Pagova jo me iniciativë timen, por me kërkesë të disa personave të partisë.”,- dëshmoi Micevski.

Kërkesat e tilla i kanë ardhur nga Vllatko Cingovski, Kirill Bozhinovski dhe persona të tjerë. Kërkesat për sponsorizim dhe pagesa ndodhin në hapësirat e Qeverisë dhe vende të tjera. Pas Micevskit dëshmoi ish drejtori gjeneral i ELEM-it, Vllatko Çingovski. Ai tha se sipas njohurive që ka, VMRO financohet vetëm nga anëtarësitë. Sqaroi se në disa periudha ka pasur për detyrë t’i dorëzojë Bozhinovskit personalisht në dorë dërgesa të mbyllura, përmbajtjen e të cilës tha që nuk e ka ditur. Pasi që kishte distancuar kontaktet me Bozhinovskin e kishte kërkuar ish kryeministri Gruevski për ta informuar se e largon nga pozita.

Duke u thirrur në Ligjin e ri për prokurori publike, avokatët mbrojtës kërkuan që të largohen “bombat” si dëshmi në këtë vepër, pasi sipas tyre janë dorëzuar pas 30 qershorit 2018 dhe mund të përdoren vetëm si indicie. Për veprën në fjalë prokuroria deri më tani ka shpalosur fletpagesa dhe dokumentacione të ndryshme dhe nuk bazohet vetëm tek bisedat e përgjuara tha prokurorja, Lençe Ristovska. Të akuzuar në këtë rast janë ish kryeministri Nikolla Gruvski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe partia VMRO-DPMNE si person juridik.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 19:22