Gjykimi për Vlladimir Pançevskin, dëshmoi eksperti që mirëmbajti sistemin AKMIS

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 4 Gusht, 2020 21:53

Gjykimi për Vlladimir Pançevskin, dëshmoi eksperti që mirëmbajti sistemin AKMIS

Në gjykatën themelore të Velesit ka vazhduar gjykimi për keqpërdorimin e sistemit për shpërndarjen e lëndëve gjyqësore” Akmis”, ku i akuzuar është ish Kryetari i gjykatës penale Vladimir Pançevski, njofton “TVM2”.

Seancën e sotme, Pançevski po shqyrton lëndët për të cilat prokuroria e ngarkon se i ka shpërndarë tek gjykatës të përshtatshëm dhe jo përmes sistemit Akmis.

Nga 40 lëndët që paraqiten si dëshmi, pothuajse në çdo akuzë me shkrim është shënuar se cilit gjykatës ti shpërndahet lënda dhe nënshkrimi i tij.

Sipas prokurorise prej të gjitha këtyre lëndëve, vetëm 5 prej tyre nuk janë të plotfuqishme. Njëherit në seancën e sotme dëshmoi Goran Mitev, i punësuar në kompaninë e ciLa ka zhvilluar dhe mirëmbajtur sistemin AKMIS.

Ai para gjykatës sqaroi se sistemi kompjuterik ka pasur mundësi për shpërndarje në dorë të lëndëve nëse në momentin nuk ka pasur gjykatës kujdestar.

Dëshmitari vërtetoi se Pançevski ka këkuar në mënyrë plotësuese, plotësimin e sistemit pasi që sipas tij kanë munguar kritere për shpërndarjen e lëndëve të caktuara.

Dëshmitari sqaroi se me vendim të kryetarit të gjykatës mundet që një lëndë të shpërndahet nëse është urgjent, pasi që siç tha dëshmitari Mitev, mundet që ndonjë gjykatës të mungojë apo të jetë i stërngarkuar me punë.

Pançevski është i akuzuar për keqpqrdorim të sistemit AKMIS, sipas aktakuzës me urdhër të tij jo përmes sistemit elektronik por në dorë janë shpërndare lëndë në periudhën prej vitit 2013-2016.

Pançevski nga 15 korriku është në paraburgim, kur dhe vet u paraqit në burgun e Shutkës, pasi që 3 ditë ishte i pakapshëm për organet e ndjekjës. (TVM2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 4 Gusht, 2020 21:53