Gjysma e Haraçinës pa energji elektrike, banorët: Nuk kemi as rrymë e as ujë për pije

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:16

Gjysma e Haraçinës pa energji elektrike, banorët: Nuk kemi as rrymë e as ujë për pije

Një pjesë e madhe e fshatit Haraçinë tashmë 4 ditë nuk kanë energji elektrike nëpër shtëpitë e tyre. Mungesa e energjisë pamundëson vënien në përdorim edhe të pompave me të cilat nxjerrin ujë për pije, pasi ujësjellësi nuk funksionon. Banorët që TVM2 anketoi, thonë se i paguajnë me rregull faturat e kërkojnë që të ndëshkohen personat që nuk kanë paguar e jo t’i ndërpritet rryma gjithë komunës.

“Çfarë është arsyeja kur të gjithë faturat i kam të paguara, i gjithë problemi është prej në kryesi. Këtu në Butel më thanë se i gjithë problemi është në kryesi. Çka është problemi nuk tregon askush asgjë. Askush nuk merr përgjegjësi të tregojë se për çfarë arsye dhe për çfarë defekti bëhet fjalë. Do të rregullohet me siguri, por sa kohë duhet askush nuk e di.”,- tha një banor.

“E shihmi këtë rrugë këtu, pa rrymë është çdoherë. Dy ditë tri, një javë hiq. Në këtë rrugë këtu 10 shtëpi nuk e paguajnë, e për 10 shtëpi shtetit nuk i intereson.”,- theksoi një banor.

“Më së pari nuk është punë e shtetit. Këtu është punë ligji, shtëpitë janë, numrat janë, orëmatësit janë, un nuk e di se për çfarë i është ndalur e gjithë lagjes apo fshatit, ndaluni mor vëlla. Nuk e kam paguar as unë dhe u kry muhabeti.”,- u shpreh një banor.

Nga EVN thonë se ekipet e tyre ballafaqohen me kërcënime nga banorët, e kjo u pamundëson të rregullojnë defektet.

“Shumë shpesh ekipet e elektrodistribuimit ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike. Me këtë, në tërësi pamundësohet funksionimi normal dhe kryerja e punës.”,- u shprehën nga EVN-Maqedoni.

Komuna nuk është njoftuar asnjëherë për ndonjë pretendim të tillë. As në Stacionin Policor në Haraçinë nuk ka paraqitje të rasteve të pretenduara se banorët ndalojnë ekipet e EVN-së të kryejnë punën e tyre.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:16

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare