Gjysmë milion dollarë amerikanë të falsifikuar janë hedhur në qarkullim në tregun e Maqedonisë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:23

Gjysmë milion dollarë amerikanë të falsifikuar janë hedhur në qarkullim në tregun e Maqedonisë

Në tregun e zi janë hedhur në qarkullim dollarë amerikanë të falsifikuar.

Sipas informacioneve të Alsat, bëhet fjalë për një shumë prej gjysmë milioni dollarë amerikanë, një pjesë e të cilave u lëshuan në qarkullim. Burime nga hetimi thonë se këto para me gjasë janë shpenzuar për drogë dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Shkup është gjetur një eksploziv. Për këtë aferë deri më tani janë arrestuar katër persona. Ministria e Brendshme e konfirmon këtë informacion. Nga bastisja e një garazhi në rrugën Bojmija, në lagjen Aerodrom të Shkupit janë gjetur pothuajse 400.000 dollarë amerikanë të falsifikuar. Paratë mbaheshin në një qese letre, dhe ishin me vlerë nominale nga 100 dollarë. Në garazh është gjetur një pako me 149 ekstaza. Policia njofton se janë privuar nga liria dy persona ndaj të cilëve do të ngrihet kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave, falsifikimit të parave, si dhe për prodhim, mbajtje dhe tregtim pa leje të armëve apo lëndëve plasëse. Bëhet fjalë për vepra të rënda që të gjitha parashikojnë dënime me burg deri në 10 vjet. Bastisjes janë kryer dje.

“Është kontrolluar banesë në rrugën. Venjamin Mançukovski në komunën Aerodrom të Shkupit, në të cilin është gjetur MM. (20) dhe një i mitur 16-vjeçar nga fshati Zelenikovë. Gjatë kontrollit në banesë është gjetur një tabletë ekstaze dhe një peshore me mbetje kokaine, ndërsa në ambientet e bodrumit është gjetur një pako me lëndë plasëse – tritol me çakmakë elektrike – detonatorë M5 për lëndë plasëse, ku nga sektori antiterrorizëm, Departamenti për krime të rënda është marrë për ekspertizë të mëtejshme”- deklaroi Goce Andreevski, Ministria e Brendshme.

Nga policia thonë se dy persona të tjerë, të moshës 20 dhe 21 vjeç, janë privuar nga liria. Tek njëri prej tyre është gjetur marijuanë, ndërsa tek tjetri, përveç marihuanës, policia zbuloi se kishte edhe drogë sintetike amfetaminë dhe tripe. Policia bën me dije se do të vijojë kontrollet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:23

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...