‘Godet’ Barcelona! Po bën një super-transferim

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 26, 2019 22:22

‘Godet’ Barcelona! Po bën një super-transferim

Duket se skuadra e Barcelonës po përgatitet për një super-transferim.

Me Luis Suarez që po mbush vitet që nuk do ta lënë atë të jetë në formën e tij më të lartë, skuadra katalane po shikon për zëvendësuesin e tij.

Një nga lojtarët që është në listën e dëshirave të liderëve të La Ligas, është ai i Manchester United, Marcus Rashford.

Katalanët janë duke tentuar që të shfrytëzojnë situatën kaotike të krijuar në ‘Old Trafford’ për ta bindur lojtarin.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Barcelona janë optimistë se do ta transferojnë sulmuesin Marcus Rashford, me një ofertë prej 116 milionë eurove.

Kontrata aktuale e sulmuesit anglez me skuadrën e Manchester United skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe lojtari akoma nuk ka rinovuar.

‘Blaugranët’ besojnë se ata janë në pozicion të mirë për të siguruar shërbimet e tij, pasi United me gjasë do të dështojë që të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk do t’i pëlqente 21 vjeçarit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 26, 2019 22:22