Google do të fusë kërkimin me “screenshot”

Google do të fusë kërkimin me “screenshot”

Në opsionin i ri i quajtur “Smart Screenshots”, pjesë e versionit më të fundit të aplikacionit Google 10.61, do të sjellë risi në mënyrën e kërkimit të gjigantit elektronik.

Si më parë me “Edit & Share screenshots” dhe “What’s on my Screen”, ju mund të modifikoni, ndani dhe të përdorni programin e preferuar për të dërguar një “screenshot”, por tanimë mund të zgjidhni dhe “Lens”.

Duke seleksionuar “lens”, ju mund të kërkoni në Google me screenshot-et që keni kapur.

Opsioni bën njohjen optike të karakterit (OCR), ose gjen foto të ngjashme vizualisht me “screenshot-in” tuaj.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse funksioni i ri i “Lens” do të vihet në zbatim për të gjitha llojet e Screenshot apo vetëm ato të realizuar në Google Search, por është e sigurt që do të zëvendësojë kërkimin “screen”./tch

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 18, 2019 22:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA