Google Messages së shpejti do të transkriptojë memot zanore

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 20:40

Google Messages së shpejti do të transkriptojë memot zanore

Në raportin e fundit “APK Insight” nga 9to5google, raporton GSM Arena, një përditësim i fundit për aplikacionin Google Messages e ka përgatitur aplikacionin për disa funksione të reja të mesazheve te veçoritë ekzistuese.

Pa marr parasysh se a jeni duke dërguar një SMS/MMS standard ose një mesazh RCS, ju mund edhe të dërgoni ose të pranoni mesazhe zanore.

Në një pëditësim të ardhshëm, ju do të mundeni që t’i shihni transkriptimet e mesazheve zanore të cilat do të ju ndihmojnë për të komunikuar më lehtë, për shembull në rastet kur nuk mund t’i dëgjoni mesazhet me zë të lartë.

Sipas raportit, kjo veçori u aktivizua në mënyrë manuale dhe pastaj u testua.

Pamjet nga këto “screenshots” shfaqin se transkriptimi i memove zanore ndodh në pajisje. Në testim, u pa një vonesë e pastër kur bëhej transkriptimi i memove zanore më të gjata se 10 sekonda.

“Transkriptimet mund të ndihmojnë kur mesazhi zanor nuk është i pastër, ose kur dëgjimi i mesazhit nuk është ndonjë opsion”, shkruhej në raport.

“Mesazhet zanore transkriptohen vetëm në pajisjen tuaj, dhe pëmbajtjet e transkriptimeve nuk dërgohen tek Google, ato mund të menaxhohen gjatë gjithë kohës tek cilësimet”, vazhdon raporti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 16 Shtator, 2022 20:40