Gostivar, 4 punonjës mjekësorë të infektuar nga virusi

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 15:53

Gostivar, 4 punonjës mjekësorë të infektuar nga virusi

Katër personat e infektuar nga stafi mjekësor i spitalit të Gostivarit, nuk rrezikojnë funksionimin normal të këtij institucioni. Drejtori i Spitalit Jakup Jakupi tha se janë testuar edhe gjashtë persona nga stafi mjekësor ndërsa shtoi se punohet në zëvendësimin e ekipit. Spitali punon me numër të reduktuar të pranimit të pacientëve.

 Gjitha masat merren në vazhdimësi në bazë të nevojës, dhe ashtu është e organizuar puna në spital. Pra ju informova se punët janë të organizuara në grupe që eventualisht nëse njëri rezulton i infektuar prej grupit, i njëjti shkon në izolim shtëpiak dhe vazhdon grupi tjetër, që assesi mos të ndodh që të vij deri te mbyllja apo izolimi i ndonjërit nga repartet- deklaroi Jakup Jakupi, Drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Shtabi i krizës së tre Komunave Gostivar, Mavrovë dhe Vrapçisht vlerëson se gjendja në këto komuna është serioze.

Gjendja aktuale në komunën e Gostivarit, konsiderohet se është stabile po gjithashtu edhe serioze- tha Arben Taravari, Kryetar i komunës së Gostivarit.

Edhe në Tetovë numri i të infektuarve shënon rritje. Katër rastet e reja e çojnë numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 37. Kryetarja e Komunës Arifi kërkoi që bankat të adaptojnë orarin e punës me qëllim të reduktimit të masës që mblidhen para tyre.

Apelojmë edhe një herë gjithë qytetarët që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar me kovid 19, dhe personat që janë kthyer nga shtetet e jashtme të bëjnë vetë izolim dhe nëse kanë simptoma, të lajmërohen tek mjekët amë për t`iu nënshtruar testimit- pohoi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës

Gjatë 24 orëve të fundit, në Pollog masën e izolimit e kanë shkelur gjithsej shtatë persona.

Bashkim Sulejmani

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 15:53