Gostivar, arrestime për lëndë narkotike

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 2, 2019 13:21

Gostivar, arrestime për lëndë narkotike

Gostivar, arrestime për lëndë narkotike

Në pranga përfundojnë katër persona

Policia e Gostivarit ka arrestuar katër persona, pasi te ata ka gjetur lëndë narkotike.

Sipas informatave të MPB-së, dy arrestime kanë ndodhur pasditën e djeshme, rreth orës 19 në magjistralen Gostivar-Kërçovë.

Policia ka kryer kontrolle të zakonshme në afërsi të pikës pagesore në Gostivar, prej ku te 38 vjeçari V.R. nga Gradeci dhe Gj.F. 47 vjeçar nga Gostivari ka gjetur kokainë.

Në të njejtin lokacion dikur rreth orës 13 ditën e djeshme gjatë kontrollit ndaj personave B.V. 41 vjeçar dhe T.V. 37 vjeçar, që të dy nga Shkupi, është gjetur heroinë.

Në të dyja rastet, personat janë privuar nga liria dhe dërguar në Stacionin Policor në Gostivar për procerdurë të mëtejshme.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 2, 2019 13:21