Pjesëtarë të policisë të SPB Tetovë dje rreth orës 13.00, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar 29-vjeçarin B.F. nga Tearca e Tetovës për vuajtje të dënimit me burg.
Pas arrestimit i njëjti është dërguar në burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.