Gostivar, lëndohen dy punëtorë!

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 12:16

Dje në ora 11.00, në SPB Tetovë është denoncuar se, duke punuar në vendosje të fasadës në një pallat banesorë në Banjicë të Poshtme të
Gostivarit, 53-vjeçari H.Xh. nga fshati Gajre e Tetovës dhe 37-vjeçari F.Z. nga Tetova, janë rëzuar nga skelet metalike, me ç’rast personi H.Xh. ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse F.Z. ka kaluar vetëm me lëndime trupore.

Dy punëtorët e lënduar, janë dërguar në Spitalin ,,Ferid Murat” në Gostivar, për tju ofruar ndihmë mjekësore.

Inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti për punë të brendhsme Gostivar. Flaka

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 12:16