Gostivar, Nani Print nesër do të dhuron 55 kompjutorë për familjet në nevojë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 12, 2020 13:26

Gostivar, Nani Print nesër do të dhuron  55 kompjutorë për familjet në nevojë

Nesër me fillim prej ora 10, në mjediset e Qendrës Tregtare, ETC – Elkos Group Gostivar, do të bëhet  prezentimi i donacionit të 55 kompjuterave të cilat kompania Nani Print në Gostivar do tii dhurone për familjet të rezikuara sociale, njofton Gostivari Sot 

 
NaniPrint është kompani me vëllim të vogël, me më tepër veprimtari. Veprimtari bazë e
kompanisë tonë janë përpilim i programeve për evidence, fiskalizim, shitje dhe servisim i kompjuterave
dhe POS systemeve, si dhe shtyp digjital i formateve të mëdha (shtypshkronjë digjitale). Pjesë e
kompanisë sonë është edhe shitorja me dhurata dhe rekvizite për solemnitete të ndryshme familjare që
ndodhet brenda qendrës tregëtare “ETC” në Gostivar.
 
Duke parë vështirësitë me të cilën ballafaqohen njerëzit në këtë kohë pandemie, me theks të
veçantë fëmijët, të cilët u ballafaquan me mësimin on line dhe mungesën e paisjeve për këtë formë
mësimi, ne si kompani vendosëm që sivjet investimet për kompaninë tonë ti shyjmë për një afat tjetër,
dhe mjetet nga ky investim tua dhurojmë nxënësve, respsektivisht për familjet me rrezik social të
ndajmë 55 kompjuterë.
 
Qëllimi i këtij aksioni është që ti ndihmojmë nxënësit nga familjet sociale që të fillojnë ta ndjekin
mësimin dhe të mos mbeten pas moshatarëve të tyre. Në takimin që kishim me drejtuesit e komunës së
Gostivarit, respektivisht Këshillin koordinativ për distribuimin e ndihmave, pasi prezentuam idenë tone
rreth donacionit, u dakorduam që ata të përpilojnë një list me emrat e nxënësve të cilëve do tu duhet tu
ndajmë nga një kompjuter.
 
Nga momenti që ne e promovuam në publik informacionin se do të ndajm 55 kompjuterë , kemi
patur shumë tirrje e kërkesa. Fatkeqësisht në mesin e tyre kishte edhe shumë persona që realisht nuk
kanë nevojë për një kompjuter, ndërsa ata që realisht kanë nevojë nuk kanë arritur ta bëjn një gjë të
tillë. Nisur nga kjo dhe nga fakti se sasia e kompjuterëve është e kufizuar, ne kemi vendosur të bëjm
selektim dhe së bashku me drejtuesit e komunës së Gostivarit ti përzgjedhim nxënësit të cilëve do tu
ndajmë kompjuter. Ju njoftojmë që përparësi do të kenë familjet me më tepër femijë, sepse kështu do
të përfshihen më tepër fëmij që do ti ndjekin mësimet on line.
 
Sa u përket kompjuterëve ata janë të përdorur dhe janë të brendeve LENOVO dhe HP. Janë me
procesor i3, memorje prej 4GB, harddisk prej 250 GB, monitor LCD 17 inç, tastaturë, mousi dhe
dëgjueset me mikrofon janë të reja. Kompjuterët janë me sistem operativ të instaluar me programe
përcjellëse si Office, Zoom, Skype dhe antivirius, pra të gatshme për të filluar me ndjekjen e mësimit on
line. Gostivari Sot
 
 
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 12, 2020 13:26