Gostivar, Prokuroria nisi procedurë penale kundër një personi që ka premtuar punësime në Gjermani

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 19, 2019 12:24

Gostivar, Prokuroria nisi procedurë penale kundër një personi që ka premtuar punësime në Gjermani

Prokuroria Themelore Publike Gostivar nisi procedurë kundër një personi, i dyshuar se ka kryer vepër penale të mashtrimit e dënueshme sipas nenit 247 të Kodit Penal.

“I dyshuari, gjatë këtij muaji, me qëllim të përfitimeve, ka mashtruar një person, duke i premtuar se më shumë personave do t’ju sigurojë dokumente nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale me të cilat do të mund të marrin lejen pune dhe legalisht të punojnë në një firmë ndërtimore në Gjermani”, thonë nga prokuroria publike e Gostivarit.

Nga prokuroria thonë se personi i dëmtuar ka paguar 7.700 euro, me çka edhe ka nënshkruar për kushtet dhe afatet e dakordimit.

Me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore e Gostivarit personi i caktoi paraburgim prej tetë ditësh./Telegrafi/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 19, 2019 12:24