Gostivar, “SLOVO 21”, hap konkursin ndërkombëtar poetik

Gostivar, “SLOVO 21”, hap konkursin ndërkombëtar poetik

Shoqata për kulturë dhe vlera të përbashkëta “SLOVO 21”, Gostivar, njofton se ka hapur konkursin ee radhës të Festivalit të VI ndërkombëtar poetik, raporton FLAKA.

Për FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR POETIK “SHKËNDIJAT LETRARE 2019” Gostivar, të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë poetët nga Maqedonia dhe shtetet Ballkanike. Garojnë në dy kategori grupmoshash, deri 18 vjeç dhe mbi 18 vjeç.

*Secili pjesëmarrës konkuron me nga tre poezi deri tash të pa botuara, jo më të gjatë se 32 rreshta, në gjuhën e tij amë (domosdoshmërisht dëgohet përkthim në gjuhën maqedone apo angleze nga pjesëmarresit të cilëve gjuha maqedone nuk është gjuha e tyre amë)
* Tema është e lirë
* Poezitë dërgohen në Word dokument dhe të njëjtat duhet të jenë të lektoruara
* Secili pjesëmarrës dërgon domosdoshmërisht të dhënat: emër dhe mbiemër, adresë dhe vendbanim, mosha dhe numër telefoni për kontakt
* Krijimet dërgohen në e-mail postën e festivalit: literaturniiskri@yahoo.com
* Afati përfundimtar për paraqitje është 11 Prill, 2019
* Poezitë e dërguara në mënyrë korrekte do t’i vlerësoj zhiri komisioni prej tre anëtarësh, e cila do të vendos për çmimet dhe do të bëj seleksionimin e autorëve të cilët do të jenë të përfaqsuar në librin e përbashkët.

Vërejtje: Autorët të cilët nuk do t’i përmbushin në tërësi pikat e lartëpërmendura të Konkursit do të jenë të diskualifikuar.

Festivali “Shkënditë letrare” këtë vitë organizohet për herë të gjashtë, në nder të 24 majit, Ditës së shenjtorëve sllav Shën Kirili dhe Metodij. Organizator i festivalit është Shoqata për kulturë dhe vlera të përbashkëta “SLOVO 21”, Gostivar. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 27, 2019 20:40

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...