Gostivarasi vdes në aeroplan duke u kthyer nga Zvicra
Mbrëmë, rreth gjysëm ore pas mesnate në “Aeroportin Ndërkombëtar – Shkupi” ka mbëri aeroplani i cili ka fluturuar në relacion Bazel-Shkup dhe është raportuar se në të ka një person që nuk jep shenja jete, transmeton Flaka
Në ora 00:50 minuta nga ana e mjekëve është konstatuar vdekje pa shenja dhune e K.K. 74 vjeçar nga Gostivari.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes. Flaka