Gostivari bëhet me flamurë të Evropës | FOTO

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 20:06

Gostivari bëhet me flamurë të Evropës | FOTO

Në kuadër të manifestimit “Vala e Re Kulturore” e financuar nga Ministria e Kulturës, më datë 20 shtator, në Gostivar filloi realizimi i aktiviteteve të parapara të projektit “Bashkë drejt Evropës”. Bartës i projektit përkatës është Shoqata për Kulturë dhe Art “SILINDART” dhe i financuar nga Ministria e Kulturës, përcjell FLAKA.

Përmbajtje të definuara me të cilat u udhëhoq grupi punues qe takimi i nxënësve të talentuar të artit figurativ të shkollave të mesme të udhëhequr nga mentorët e tyre.

“Nxënësit e përzgjedhur u ndanë në tre gupe punuese. Përderisa një grup nxënësish qe i angazhuar me pikturim me temë të cilën e mban edhe vet projekti, grupi i dytë i nxënësve realizoi përgatitjet dhe punimin rreth mozaikut të planifikuar, sipërfaqe e cila qe e organizuar dhe përkrahur me pastrim dhe financim të një pjese nga Komuna e Gostivarit. Grupi i tretë i nxënësve realizoi përgatitjet rreth modelimit të kukullave për teatrin e fëmijëve, aktivitet gjithashtu i planifikuar për realizim në ditën e realizimit të eventit kryesor”, njoftojnë nga “SILINDART”.

Grupet punuese multietnike të nxënësve të udhëhequr nga mentorë të tyre do të kurorëzojnë aktivitetet e tyre me datë 25 shtator me shfaqe teatrale të kukullave dedikuar nxënësve të klasëve të para të shkollave fillore, shpalosje e mozaikut dhe ekspozitë figurative.

Po të njejtën ditë me fillim në ora 12.00 në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë – Gostivar do të interpretohet shfaqja teatrale me kukulla “Kësulëkuqja” në gjuhën maqedone, shqipe dhe turke. Në shfaqe do të marrin pjesë nxënësit e klasëve të para, edhe atë të tri grupeve multietnike.

“Aktivitetet vazhdojnë në orën 17.30 me hapjen e mozaikut të realizuar rreth urës së qytetit “Hafiz Jahja”, kurse më pas transferohemi përsëri në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë- Gostivar për të hapur ekspozitën me piktura të realizuara në lidhje me temën përkatëse”, thuhet në njoftimin e “SILINDART”. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 24 Shtator, 2018 20:06