Gostivari bëhet me rrjet lokal të sensorëve matës për monitorimin e cilësisë së ajrit

Desk
By Desk October 22, 2020 20:35

Gostivari bëhet me rrjet lokal të sensorëve matës për monitorimin e cilësisë së ajrit

Deri në vitin 2017, në Gostivar nuk kishte asnjëm, dhe së shpejti do të krijohet një rrjet i tërë lokal i sensorëve matës për monitorimin e cilësisë së ajrit, i cili do ta bëjë Gostivarin një nga komunat e para me një rrjet të tillë, pëcjell FLAKA.

Kjo u njoftua pas takimit të sotëm të kryetarit Arben Tarvari me dy të rinj nga Gostivari, Bllagoja Bellovinov dhe Bogdan Jeliskovski të cilët do të instalojnë dy sensorë të rinj matës.

“Sensorët do të masin ndotjen sipas algoritmit të zgjedhur për grimcat e dëmshme PM 10, 5, 2.5 dhe substanca të tjera. Duke instaluar dy sensorët e rinj, në Gostivar do të kemi pesë stacione matëse për cilësinë e ajrit”, tha Taravari.

Dy sensorët e rinj janë planifikuar të instalohen pranë deponisë Rusino dhe fabrikës Vardar Dolomit, ndërsa stacionet ekzistuese të matjes janë të vendosura në ish-Zhito Sharr, tregun e madh dhe shkollën fillore Goce Dellçev. Të dhënat nga të dy sensorët, së bashku me të dhënat nga ato tre ekzistuese, do të vendosen në aplikacionin “Ajri im” dhe në uebfaqen e Komunës së Gostivarit. FLAKA

Desk
By Desk October 22, 2020 20:35