Gotze: Ndaj Bayernit për fitore, duam të fitojmë titullin

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:50

Gotze: Ndaj Bayernit për fitore, duam të fitojmë titullin

Në pritje për të shtuar edhe një tjetër klasike gjermane në CV-në e tij të gjatë e të mbushur me suksese, Mario Gotze, i cili numëron 73 prezenca me fanellën verdhezinjve të Bundesligës, arsyeton mbi takimin e shumëpritur dhe thelbësor të së shtunës në “Allianz Arena”.

Duke nisur nga mentaliteti më të cilin vijnë në këtë përballje verdhezinjtë me Gotzen që deklaron se fitorja e fundjavës së shkuar ndaj Wolfsburgut ishte sa dramatike aq dhe e rëndësishme për ta.

“Na nevojiteshin tre pikët dhe e gjetëm mënyrën për t’i marrë ato, edhe pse Wolfsburgu luajti shumë mirë duke e bërë fitoren edhe më speciale për ne. Është një shtysë pozitive të dish se jemi një skuadër e rrezikshme gjatë gjithë kohës. Sezoni aktual ka treguar kualitetin që ka kjo skuadër, por jemi gjithashtu koshientë se takimi ndaj bavarezëve do të ketë të papritura dhe vështirësi të mëdha. Ajo ndaj Mynihut do të jetë një ndeshje tërësisht e ndryshme edhe për faktin se si qëndrojnë gjërat në tabelën e klasifikimit. Por ne do të jemi një rival i denjë për 95 minuta duke dhënë 100 përqind nga vetja për të marrë fitoren e synuar”, tha Gotze.

Më pas, i pyetur se çfarë e bën Bayernin e Mynihut një skuadër kaq speciale dhe të vështirë për t’u mundur, Götze, si një njohës i mirë i bavarezëve, dha shpjegimin e tij.

“Pikësëpari kualiteti i madh që disponojnë. Gjithsesi, këtë vit situata është ndryshe sepse ne i kemi kthyer në kujtime momentet negative dhe kemi treguar një formë gjithashtu shumë të mirë, duke e bërë edhe më të luftuar kampionatin dhe duke lënë të hapur luftën për titull. Krahas asaj me Bayernin, kemi edhe shtatë takime të tjera deri në fund. Klasikja gjermane sigurisht që është e veçantë për gjithë historikun që mbart dhe emocionet e amplifikuara, por dua të them se kemi ende shanse dhe punë për të bërë nuk mbaron me të gjithçka. Rezultati i mirë do na japë një shtysë më shumë, por ne do të jemi me mish e me shpirt në çdo ndeshje të mbetur”, tha fantazisti i Dortmundit, shkruan SS.

Gotze do të kthehet si një “ish” në “Allianz Stadium” dhe natyrisht që do ta përjetojë edhe sfidën ndaj bavarezëve, ndryshe nga shokët e tij të skuadrës.

“Sezoni për ne ka ecur shumë mirë dhe ka reflektuar gjithashtu edhe gjendjen time si individ. Mendoj se tani jam duke luajtur edhe më mirë se më parë, skuadra funksionon shumë mirë dhe kjo ma lehtëson punën”, u shpreh Gotze.

Desk
By Desk 3 Prill, 2019 19:50