Grabitet një furrë në Shkup

Desk
By Desk 15 Prill, 2019 16:52

Dy persona mëngjesin e sotëm kanë kryer grabitje në një furrë në Shkup. Gjatë grabitjes njëri ka tërhequr vëmendjen e shitësit, ndërsa tjetri ka marrë paratë nga arka. Nga Ministria e Brendshme thonë se janë në kërkim të grabitësve.

“Më 15 prill 2019, rreth orës 03:15, në SPB-Shkup, është raportuar se në furrë në afërsi të rrugës “Moskovska” dy persona kanë kryer vjedhje. Sipas raportimit, deri sa njëri person po shqyrtonte se çfarë të blinte, tjetri ka tërhequr paratë nga arka. SPB-Shkup po merr masa për zbardhjen e rastit” thonë nga MPB-ja.

Desk
By Desk 15 Prill, 2019 16:52