Grabitja në aeroportin e Tiranës, i arrestuari nga Kosova vodhi 25 kg ar në Pejë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 26, 2019 22:17

Grabitja në aeroportin e Tiranës, i arrestuari nga Kosova vodhi 25 kg ar në Pejë

Ragip Hajdini, personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen në Rinas akuzohet për veprimtari kriminale edhe në Kosovë.

Insajder raporton se Hajdini bashkë me disa persona të tjerë janë të dyshuar për grabitjen e 25 kilogramë ari nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, një vit më parë.

Sipas Prokurorisë së “Eulex”-it, grabitja e sasisë së arit është kryer përgjatë 3 muajve, nga shkurti deri në prill të vitit 2012. Në fakt, të grabisësh një sasi të tillë nuk është ndonjë habi, por fakti që ajo është grabitur brenda ambienteve policore e bëri ngjarjen të bujshme asokohe në mediet kosovare.

“Një prokuror i EULEX-it, kishte kryer hetimet e para. Ai dyshonte se Ragim Bytyqi, Ragip Hajdini, Xhemë Gashi dhe Kushtrim Kastrati janë të implikuar në vjedhjen e arit”,- thuhet ndër të tjera.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 26, 2019 22:17