Gratë hyjnë në biznes nga nevoja

Linda Limani
By Linda Limani March 3, 2020 13:46

Gratë hyjnë në biznes nga nevoja

Trend në rajon dhe në botë është rritja e sipërmarrësisë së grave, por ajo që është karakteristike, ngadalë po rritet dhe kryesisht është e fokusuar në pjesën e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla. Shkaku për atë është se gratë më shpesh hyjnë në biznes nga nevoja dhe që dëshirojnë të vendosin baraspeshë mes jetës profesionale dhe private.

Në vend, numri i grave sipërmarrëse lëvizë rreth 30 për qind dhe më shpesh janë në veprimtaritë shërbyese. Janë të përfaqësuara në ndërmarrjet mikro dhe të vogla të cilat kanë qarkullim dhe fitim të vogël. Qarkullim i i tyre i përgjithshëm paraqet mezi 10 për qind në qarkullimin e përgjithshëm që e bëjnë kompanitë në vend.

“Qëllimi i grave të cilat fillojnë biznes më shpesh është që të mund të bëjnë baraspeshë ekonomike në familje, por asnjëherë nuk nisen të punojnë biznese të mëdha. Për ato më me rëndësi është të kenë baraspeshë mes familjes dhe biznesit se sa të jenë 100 për qind të futura në biznes. Këtu ndikim ka edhe struktura sociale e shtetit, përkatësisht gruaja edhe po të dojë të jetë 100 për qind e përkushtuar ndaj biznesit, nuk ka kushte, përkatësisht nuk ka kujdes social për fëmijët apo për personat e moshuar. Ato janë probleme të cilat nuk e lejojnë të jetë tërësisht e përkushtuar në biznes. Nga ana tjetër, tek ne edhe mentaliteti është i tillë, që burrat, për fat të keq, ndihmojnë në amvisëri në vend se bashkarisht me gruan të kujdesen për familjen”, thotë Valentina Disoska, kryetare e Shoqatës së grave të biznesit.

E ngjashme është situata edhe në Kroaci, Sipas Ivana Matiq, pronare e portalit Women in Adria, rruga e gruas në biznes është shumë më e rëndë, por shembujt e suksesshëm ndikojnë pozitivisht ndaj rritjes së numrit të grave sipërmarrëse.

Në vendin tonë, siç u cek në konferencë, nëntë vite zbatohet masa për mbështetje të sipërmarrësisë së grave. Deri më tani janë ndihmuar 141 kompani me rreth 130 milionë denarë.

Konferenca është e para nga ngjarjet e parapara që do të vijojnë gjatë vitit, ndërkaq të cilat janë tematikisht të konceptuara t’u përgjigjen nevojave të grave sipërmarrëse me përvojë, por edhe atyre të cilat dëshirojnë të fillojnë biznes të vetin. Ngjarja është pjesë e projektit “Women in Adria dhe CEED Hub për mbështetje të sipërmarrësisë së grave në Maqedoni” dhe mbështetet nga Minsitria e Ekonomisë dhe nga rrjeti i grave sipërmarrëse Women in Adria në Kroaci. Partner implementues është CEED Hab Shkup. 

Linda Limani
By Linda Limani March 3, 2020 13:46