Grenell siguron: Kurrë, kurrë nuk është folur për shkëmbim të territoreve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 22:59

Grenell siguron: Kurrë, kurrë nuk është folur për shkëmbim të territoreve

Emisari  i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell ka siguruar se asnjëherë nuk ka folur me Thacin e Vuciq rreth shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tëitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme” ka thënë ai ne T7.

I pyetur nëse për  të shkëmbimi i territoreve është një opsion i mirë, Grenell e ka përjashtuar këtë. “ Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion” ka thënë emisari amerikan.

Grenell duke folur për relacionit SHBA-Kosovë për të cilin në Kosovë u debatuar shumë muajve të fundit, ka thënë se populli amerikan e do popullin e Kosovës.

“Jemi të përkushtuar ndaj popullit të Kosovës, por kur kemi politika, Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane, populli amerikan, fillon të ketë rregulla për ndihmat tona. Ne nuk duam të jemi në aso pozicioni që ndihmat tona të jenë të garantuara, pavarësisht çfarë ndodh në anën tjetër’ ka theksuar ai.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 27, 2020 22:59