Greqia ashpërson rregullat shkaku i refuzimit të vaksinimit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 23:44

Greqia ashpërson rregullat shkaku i refuzimit të vaksinimit

Qeveria greke ka vendosur masa të reja të ashpra për personat e pavaksinuar derisa vendi po regjistron ngritje të madhe të rasteve të reja me koronavirus.

Personat e vaksinuar duhet detyrimisht të kenë teste negative për të hyrë në hapësira të mbyllura publike, përfshirë bankat, dyqanet dhe ndërtesat qeveritare. Testet do të kërkohen edhe nëpër restorante dhe kafene.

Përjashtime do të ketë në supermarkete, dyqane ushqimi, barnatore dhe faltore. Të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe privat duhet ta ofrojnë testin negativ dy herë në javë për të shkuar në punë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 23:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare