Greva e sektorit publik, ASh mbështet kërkesat e Sindikatës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Qershor, 2022 20:16

Greva e sektorit publik, ASh mbështet kërkesat e Sindikatës

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët mbështesin protestën dhe kërkesat e Sindikatës për rritjen lineare të pagave në sektorin publik. Thonë se kanë dorëzuar në kuvend amendamente me kërkesa të njëjta me ato që kërkon tani LSM.

“Tendenca për zgjidhje parciale nuk e zgjidh problemin por e rrit më tepër. Rritja e çmimeve të produkteve elementare, ushqimeve e derivateve të naftës që harxhon tërësisht rrogën e një familjeje, është shtysë për të mbështetur kërkesën për rritje ekuivalente. Mendoj se në buxhet ka mundësi për ndryshime tani që jemi në rishikimin e tij. 30 milion euro kërkohen deri në fund të vitit nga aq sa është propozuar rebalanci i buxheti, mund të gjenden këto mjete për të rregulluar problemin e sindikatave.”,- tha deputeti i ASh-së, Ilmi Aziri.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Qershor, 2022 20:16