Gripi sezonal, ulet numri i të sëmurëve, por ende s’ka mbaruar

Desk
By Desk March 5, 2020 19:23

Gripi sezonal, ulet numri i të sëmurëve, por ende s’ka mbaruar

Është zvogëluar numri i personave të sëmurë nga gripi sezonal.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, rreth 4,900 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore brenda një jave. Por, akoma epidemiologët paralajmërojnë se sezoni i gripit nuk ka mbaruar. Virusi gjendet pothuajse në të gjitha qytetet e vendit.

“Është një nga viruset që pëson ndryshime, ndryshime gjenetike dhe antigjenetike dhe shumë shpesh mund të na befasojë pavarësisht të gjitha parashikimeve tona bazuar në atë që ka ndodhur në sezonet e kaluara dhe shumë më parë. Pas dy javësh të aktivitetit të rritur, i cili ishte në nivel të lartë të virusit të gripit, ne jemi tani në një aktivitet normal, gjë që tregon se numri ka filluar të ulet, është zvogëluar incidenca e rezultateve pozitive nga mbikëqyrja e viruseve.”,- tha epidemiologia në ISHP, Gordana Kuzmanovska.

Edhe këtë javë, nxënësit ishin më të prekurit nga gripi. Më shumë të sëmurë kishte para dy javëve ku sipas epidemiologëve virusi i gripit arriti kulmin.

“Javën e kaluar përqindja e testeve pozitive të virusit të gripit ishte 48 për qind dhe pas kulmit të gripit para dy javëve kur përqindja ishte 68 dhe tani në javën e tretë numri gradualisht po ulet. Ne presim edhe javët e ardhshme të vazhdojë virusi i gripit, ndërsa fundi i sezonit është pas 10 javëve dhe presim që të ulet numri i të sëmurëve.”,- theksoi epidemiologia në ISHP, Gordana Kuzmanovska.

Që nga fillimi i sezonit të gripit, më shumë se 27,000 persona janë prekur nga gripi, ndërsa raste fatale kishin një fëmijë dhe dy të moshuar nga komplikimet e shkaktuara nga gripi.

Desk
By Desk March 5, 2020 19:23