Gruaja dhe artizanatet, inciativë për nxitjen dhe motivimin e femrave

Redaksia
By Redaksia 13 Prill, 2019 19:18

Gruaja dhe artizanatet, inciativë për nxitjen dhe motivimin e femrave

“Artizanatet dhe gruaja”, promovoi në Shkup vlerat e zanateve që duket se gratë e kohëve të sotme i kanë harruar. Veshje të qëndisura me mjeshtëri, u ekspozuan në mjediset e Suli An-it në manifestimin e organizuar nga Shoqata për promovim dhe zhvillimin e kulturës “Porta Skupi”.

Me këtë ekspozitë adhuruesve të artizanateve ju jepet një freski dhe një moment i veçantë për të parë dhe shijuar nga afër aromën e këtyre punimeve kaq të bukura që ruhen më xhelozi edhe nga femrat e ditëve te sotme.

“Ne si shoqatë kemi për qëllim që nëpërmjet këtij panairi të titulluar, “Artizanatet dhe gruaja të mundohemi te gjallërojmë nxitjen dhe motivimin e grave artizane. Pra ky eveniment adhuruesve te artizanateve ju sjell një mundësi për të shijuar nga afër aromën e këtyre punimeve kaq të bukura që rruhen me shumë xhelozi nga adhuruesit e artit dhe kulturës” – tha Kryetarja e Shoqatës për zhvillimin e kulturës “Porta Skupi”, Arlindja Kalisi.

Edhe përfaqësueset e shoqatave për të rejta e gruas, thanë se duhet kultivuar thesari kombëtar edhe në ditët tona. Artizanatte sipas tyre, nuk duhen lënë të shuhen. Ata kërkojnë më shumë përkrahje institucionale për ruajtjene artizanateve.

“Thesari jonë nacional kombëtar është shumë i pasur mirëpo neve në kohën e sotme jemi duke e thyer ligjin tonë dhe nuk marrim pjesë ne manifestime të ndryshme mirëpo edhe ministritë nuk kanë dhanë kontributin e duhur në këtë drejtim” – u shpreh Kryetarja e Lidhjes së gruas në Tetovë, Xhane Kreshova.

“Ne jemi të nderuar që jemi shqipëtar dhe vite pas viti shohim punime të mrekullueshme nga duart e nënave motrave tona po pse jo ndonjëherë edhe ne vetë bëjme veprime të tilla apo punë të tilla të cilat na mbushin” – tha Edlira Destani.

Manifestimi u mbështet edhe nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Çairit.

“Emri i këtij eventi cili titullohet Artizanatet dhe Gruaja flet shumë për ne si komb,  per ne si shoqëri dhe për traditën tonë shumë vjecare të këtyre trojeve. Ndoshta në të kaluarën gjyshet tona nënat tona nuk kanë pasur fakultet të arteve mirpo kane ditur mjaft bukur ta përshkruajn dh eta prezantojnë te bukur” – tha Faton Fazliu nga Ministria e Kulturës.

“Manifestime te tilla organizime të tilla do ti përkrah fuqishëm Komuna e Cairit, dhe nga këtu ju paralajmëroj se ne vitin e ardhshëm do jemi organizator të këtij lloji këtu në Qytetin e Shkupit, ku dhe shoqata juaj do jetë prezente dhe do ketë shume qytete duke u nis nga Prizreni, Ulcini , Mostari, Dubrovniki e shumë qytete me rradhë , me artizanatet e tyre” – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Projekti u mbështet edhe nga  Komuna e Sarajit, Qyteti i Shkupit si dhe Radio Televizioni i Maqedonisë.  (TVM2)

Redaksia
By Redaksia 13 Prill, 2019 19:18