Grubi: Asnjë udhëheqës serb, qoftë politik apo ushtarak nuk bartë përgjegjësi për krimet në Kosovë

Desk
By Desk November 6, 2020 22:05

Grubi: Asnjë udhëheqës serb, qoftë politik apo ushtarak nuk bartë përgjegjësi për krimet në Kosovë

Shiheni Serbin, ajo dorëzoi Millosheviqin , Karaxhiqin dhe Mlladiqin dhe këto janë autoritetet e vetme, në fakt dy po bartin përgjegjësin dhe njëri nuk arriti të mbartë përgjegjësi sepse vdiq para kohe në Hagë. Asnjë funksionar i lartë i Serbisë nuk bartë përgjegjësi për krimet e mëdha të luftës që u bënë në Kosovë dhe kjo në fakt është dështim edhe i drejtësisë ndërkombëtare. Kështu ka thënë në emisionin SPOTLIGHT me Alban Dudushin në Televizionin Vizion Plus, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

“Prokuroria Speciale po heton vetëm krimet e mundshme të pjesëtarëve të ish UÇK-së, por të asnjë udhëheqësi serb të cilët nuk po bartin asnjë përgjegjësi për krimet e tyre. Asnjë udhëheqës serb qoftë politik qoftë ushtarak nuk bartë përgjegjësi për krimet në Kosovë”, ka deklaruar Grubi në Vizion Plus.

 
Desk
By Desk November 6, 2020 22:05