GRUBI: BDI është angazhuar për zbatimin e një vetingu gjithëpërfshirës

Linda Limani
By Linda Limani September 10, 2020 17:31

GRUBI: BDI është angazhuar për zbatimin e një vetingu gjithëpërfshirës

Bashkimi Demokratik për Integrim është angazhuar për realizimin e një vetingu të përgjithshëm në politikë, gjyqësi dhe prokurori. Ky hap për BDI-në nuk përfaqëson vetëm një përcaktim të rëndësishëm partiak, por zgjidhje se si të arrijmë deri tek një drejtësi joselektive. Kështu ka thënë për revistën në gjuhën maqedonase zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, transmeton Agjencia e lajmeve FLAKA

“Para një viti e gjysmë BDI nisi një proces të ri-regjistrimit të anëtarësisë dhe një vetingu të brendshëm partiak. Si rezultat i këtij procesi u anëtarësuan mbi 30 mijë njerëz të rinj, u zgjodh tërësisht një kryesi e re e Forumit Rinor dhe Formumit të Gruas. Pothuajse 100 për qind zgjodhëm kryetar të ri në 36 degë në mbarë vendin dhe mbi 500 kryetar të ri të këshillave vendore. Ky proces përfundoi kah fundi i vitit të kaluar me organizimin e Kongresit të partisë, ku u zgjodhën mbi 70 për qind anëtar të rinj të Këshillit të Përgjithshëm”, deklaroi Grubi.

Grubi për FOKUS: Lufta kundër korrupsionit nuk është destinacion, por betejë e gjatë dhe e mundimshme

Zero tolerancë për korrupsionin dhe betejat afatgjate me të janë mënyra e vetme që demokracia dhe sundimi i së drejtës mbahen gjallë. Kështu ka deklaruar për revistën Fokus, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, percjell FLAKA

Sipas Grubit lufta kundër korrupsionit nuk është destinacion, por betejë e gjatë dhe e mundimshme.

“Ky angazhim i yni nuk është një qëllim që arrihet një herë dhe mund të shënohet si i realizuar. Prandaj, mungesa e angazhimit sistematik në këtë drejtim do të ishte shqetësuese për për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe transparencës maksimale të institucioneve. Asnjë parti e vetme politike dhe as qeveria nuk mund të jenë forcë e vetme në luftën kundër korrupsionit. Ballafaqimi me korrupsionin kërkon një qasje shoqërore dhe suksesi varet ndjeshëm nga cilësia e ndërveprimeve të ndërtuara midis të gjithë aktorëve në shoqëri, si qeveria, kuvendi, opozita, zbatimi i ligjeve, media, sektori i biznesit etj. Gjatë negociatave për formimin e shumicës parlamentare dhe koalicionin qeverisës, ne kemi kërkuar kompetenca shtesë në luftën kundër korrupsionit dhe ju tashmë mund të shihni ndryshimin në ditët e para të kësaj qeverie”, deklaroi Grubi.

Grubi për revistën Fokus: Vendimet në qeveri merren me konsensus

Të gjitha vendimet që dalin nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të merren me konsensus dhe që të gjitha vendimet do të jenë kolektive. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi në një intervistë për revistën në gjuhën maqedonase FOKUS.

Sipas Grubit konsensusi është parim i ekzistencës së qëndrueshme për shoqëritë ndëretnike dhe multi-kulturore.

“Qeveria i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe jo politikanëve. Në Ilindenska nr. 2 nuk ka ministra të BDI-së dhe ministra të LSDM-së, të gjithë janë ministra të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe të të gjithë qytetarëve. Nuk është e vërtetë që do të ketë nënshkrime të lidhura mes meje dhe z.Zaev, por ajo që është kryesore është që të gjitha vendimet në qeveri merren në bazë të konsensusit dhe që të gjitha vendimet do të jenë kolektive. Konsensusi është parimi i ekzistencës së qëndrueshme dhe afatgjate e shoqërive ndëretnike dhe multikulturore”, deklaroi Grubi.

 

Linda Limani
By Linda Limani September 10, 2020 17:31