Grubi: Është e vërtetë se opozita ka kërkuar amnisti nga Pendarovski për Nikolla Gruevskin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 17:49

Grubi: Është e vërtetë se opozita ka kërkuar amnisti nga Pendarovski për Nikolla Gruevskin

Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi, në një deklaratë për portalin Zoom ka thënë se është e saktë që opozita aktuale ka kërkuar nga Pendarovski amnisti për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Po, është e vërtetë. Presidenti i shtetit, Pendarovski në njërin prej takimeve paraprake ku i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta vazhduar rrugën integruese të vendit tonë, si dhe realizimin e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese, na ka përmendur se eksponent të lartë të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i kanë dërguar porosi dhe kërkesa që ta shqyrtoje mundësinë për ta amnistuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ku Pendarovski na informoi se nuk ka asnjë qëllim që ta bëj këtë gjë dhe se i ka refuzuar të gjitha iniciativat dhe kërkest e tilla. Por, është simptomatike ajo se këto kërkesa vijnë nga rryma ose element në kuadrin e VMRO-DPMNE-së që nuk janë të kënaqura me udhëheqësinë aktule, për rrugën që ka zgjedhur kjo udhëheqësi, dhe ajo është që të mos përpraha euro-integrimet e vendit dhe të vazhdon me bllokadat dhe të vijon me izolimin e vendit, duke e mbajtur larg nga hapja e kapitujeve dhe bisedimeve integruesve me Unionin Evropian”, deklaroi Artan Grubi për Zoom.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 17:49
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.