Grubi: Gjithë shqiptarët e kryeqytetit sot festojnë titullin e kampionit…

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Maj, 2022 21:22

Grubi: Gjithë shqiptarët e kryeqytetit sot festojnë titullin e kampionit…

Zv.kryeministri Artan Grubi ka festuar sot titullin e kampionit që e siguroi F.C Shkupi në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut.

“Gëzim shumë i madh për të gjithë qytetarët e Shkupit. Jo vetëm Çairi, por edhe Saraji, Studeniçani, Haraçina gjitha lagjet e Shkupit sot festojnë rikthimin e kupës së kampionit pas 21 viteve në shtëpin e vet, në Çair të Shkupit. Gëzim i madh, e shifni edhe te publiku këtu. Festa vazhdon tash te sheshi Skënderbeu bashkë me Ledri Vulën, i ftoj të gjithë qytetarët që na ndjekin që të bëhen pjesë e festës”, tha Grubi.

Bashkë me Grubin, në shkallët janë parë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ministra e deputetë të kësaj partie.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 15 Maj, 2022 21:22

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare