Grubi: Jemi në rrugë të drejtë, ne drejtimin e duhur

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 13:07

Grubi: Jemi në rrugë të drejtë, ne drejtimin e duhur

Artan Grubi: Paraardhësit tanë luftuan për liri dhe ia dolën 119 vjet më parë në Krushevë, të bashkuar rreth idealit të lirisë dhe barazisë.

Të njejtat ideale i kemi dhe sot duke shtuar atë të integrimit si beteja e rradhës për ta rumbullakësuar Republikën me të gjitha atributet e veta.

Jemi në rrugë të drejtë, ne drejtimin e duhur, atë të përkatësisë europiane dhe euroatlantike duke e ndërtuar dhe respektuar barazinë midis nesh.

119 vjet më parë bëmë betejën për liri, dje bëmë betejën për barazi, sot po zhvillojmë betejë për ardhmëri dhe krah nesh i kemi të gjitha forcat proeuropiane dhe pro euro-amerikane që duan integrimin në Bashkimin Europian dhe përparimin.

Gëzuar festën

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Gusht, 2022 13:07