Grubi: Kemi kthyer mandatin tek qytetarët, nuk kemi fuqi të vendosim

Desk
By Desk April 24, 2020 20:06

Grubi: Kemi kthyer mandatin tek qytetarët, nuk kemi fuqi të vendosim

“Ne jemi shpërndarë dhe kemi kthyer mandatin qytetarëve, nuk kemi më fuqi të vendosim në duart tona”, kështu tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi për 24 News.

“Udhëheqësit u takuan dhe u thanë ligjvënësve që të shpërndaheshin dhe të gjithë ligjvënësit bënë ashtu, përfshirë edhe 35 të cilët nënshkruan nismën për të mbledhur përsëri Parlamentin”, tha Grubi.

Ai thekson se drejtuesit e partive duhet të koordinohen për çdo vendim të rëndësishëm nga ana e shtetit.

“Vendimet e papritura nuk duhet të merren në mënyrë të njëanshme”, tha Grubi, duke shtuar se BDI aktualisht është e përqëndruar në luftimin e Covid 19, jo në zgjedhje.

Desk
By Desk April 24, 2020 20:06