Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • TOP STATIC
  • Grubi në emër të Qeverisë firmosi memorandumin për Korridorin 8

Grubi në emër të Qeverisë firmosi memorandumin për Korridorin 8

Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në emër të Qeverisë ka firmosur memorandumin e mirëkuptimit me kompaninë Bechtel Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D.

Grubi me këtë rast ka thënë se nënshkrimi i këtij memorandumi është një lajm i madh, një lajm që ka të bëjë drejt për drejt me cilësinë e jetës së qytetarëve tanë por edhe ekonomisë së vendit.

“Korridori 8 përfaqëson mundësi të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, qoftë nga pikëpamja politike pasi që ai do të bëjë të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit. Ky projekt do të kalojë nëpër Tetovë, përmes Gostivarit, Kërçovës, Trebenishtës në Strugë e deri në Qafë Thanë”, ka deklaruar Grubi.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë me këtë memorandum mirëkuptimi parashikohet ristrukturimi i infrastrukturës ekzistuese por edhe ndërtime të reja.

“Korridori 8, është një nga dhjetë korridoret trans-evropiane të cilat janë paramenduar që të lehtësojnë shkëmbimin e mallrave dhe njerëzve midis vendeve të Bashkimit Evropian, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Rëndësia e korridorit 8 lidhet ngushtë me rëndësinë e madhe që ka nga pikëpamja energjetike. Ai do të bën të mundur që përmes Detit Mesdhe të bëhen të kapshme burime të mëdha energjetike të Kaspikut. Duke pasur parasysh këtë fakt, rëndësia e këtij korridori është jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut në veçanti për ekonominë e vendit pasi që u mundëson kompanive qasje në tregjet evropiane”, është shprehur Grubi.

Grubi gjithashtu ka thënë se me ndërtimin e Korridorit 8, qytetarët tanë që nga Qafë Thana e deri në Bllacë me Republikën e Kosovës apo edhe me kufijtë tjerë do të ngasin makinat e tyre nëpër një autostradë moderne, kurse njëherësh po dëshmojmë se e ardhmja ekonomike që ofron Korridori 8 si një peisazh i ri që po shfaqet në Ballkan, do të dëshmojë se si historia më e re e Evropës Juglindore do të kalojë përmes Shkupit.

Continue Reading

Previous: Tetë muaj burg për Betim Kasami, protestues në rastin “Monstra”
Next: E pabesueshme: Bechtel Enka ndërton korridorin 8

Të ngjashme

174548565_211045560786091_7911548569966256199_n Ministri Arijanit Hoxha gjobitet me 300, ja pse

Ministri Arijanit Hoxha gjobitet me 300, ja pse

Redaksia
174146248_903910417053516_5661380948160609010_n U akuzua se si ministër për 6 muaj ka harxhuar 22.000 euro, Hoxha: Kam harxhuar vetëm 40.000 denarë

U akuzua se si ministër për 6 muaj ka harxhuar 22.000 euro, Hoxha: Kam harxhuar vetëm 40.000 denarë

Redaksia
20210416174150 RMV, Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi

RMV, Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi

Redaksia

TË FUNDIT

astrazeneca-780x470-1-1-750x430 AstraZeneca, vaksina më e përdorur në botë

AstraZeneca, vaksina më e përdorur në botë

174548565_211045560786091_7911548569966256199_n Ministri Arijanit Hoxha gjobitet me 300, ja pse

Ministri Arijanit Hoxha gjobitet me 300, ja pse

174146248_903910417053516_5661380948160609010_n U akuzua se si ministër për 6 muaj ka harxhuar 22.000 euro, Hoxha: Kam harxhuar vetëm 40.000 denarë

U akuzua se si ministër për 6 muaj ka harxhuar 22.000 euro, Hoxha: Kam harxhuar vetëm 40.000 denarë

dua-lipa-lede-1024x576-1-780x470 Një tjetër çmim për Dua Lipën, sukseset e këngëtares nuk kanë të ndalur

Një tjetër çmim për Dua Lipën, sukseset e këngëtares nuk kanë të ndalur

Screenshot_20210416-201355_Facebook-696x468-1 Etnia në letërnjoftime/ Hoxha tregon se kur do të bëhet realitet

Etnia në letërnjoftime/ Hoxha tregon se kur do të bëhet realitet


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.