Grubi në konsultim me Ahmetin: Nuk duhet menduar fillimin, por fundin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:29

Grubi në konsultim me Ahmetin: Nuk duhet menduar fillimin, por fundin

BDI ka vazhduar me konsultime brendapartiake që kur u njoftua nga opozita se kanë siguruar shumicë në Kuvend.

Sekretari organizativ Artan Grubi ka bërë të ditur se ka realizuar konsultime me liderin Ali Ahmet duke shtuar se vendit i duhet stabilitet për të vazhduar rruga evropiane dhe realizimi i projekteve si korridori 8-autostrada nga Bllaca deri në Qafë Thanë e hekurudha deri në Durrës.

Postimi i plotë i zv.kryeministri Grubi në Facebook

Live nga konsultimet me Kryetarin Ali Ahmeti.

E pyeta: Ç’bon? Më tha qe, po pi duhon!

Vendi ka nevojë për stabilitet, siguri, qëndrueshmëri, parashikueshmëri si dhe vazhdueshmëri të rrugës europiane dhe reformuese, korridorin 8 me autostradë nga Bllaca deri në Qafë Thanë, gasifikim, dixhitalizim, hekurudhë deri në Durrës, menaxhim të mbeturinave, rregullim të ujërave, malin Sharr park kombëtar, vende të reja të punës, zhvillim ekonomik, dhe realizim të pritshmërive të qytetarëve në përgjithësi.

Shërbimi publik është bekim, ti shërbesh qytetarit është nderë dhe përgjegjësi.

Çfarë trashëgimie do ti lëmë qytetarëve dhe fëmijëve tanë, cilat gjurmë do ti lëmë pas nesh, çka do të flitet për ne pasi që ne të largohemi, këto janë pyetjet për të cilat duhet ta dijmë përgjigjen para se ta nisim shërbimin publik.

Prandaj, në çdo proces, por më së shumti në jetë,nuk duhet menduar fillimi, por fundi.

Bashkë përgjithmonë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 21:29
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.