Grubi: Në Shipkovicë me Ali Ahmetin u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon kapitulli i së ardhmes europiane!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 22:01

Grubi: Në Shipkovicë me Ali Ahmetin u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon kapitulli i së ardhmes europiane!

“Në Shipkovicë dhe mbarë Malësinë e Tetovës, në krye me Ali Ahmetin, u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon të shkruhet kapitulli i së ardhmes europiane”, kështu është shprehur Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë në një postim në rrjetet sociale pas takimit të së mërkurës të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, me qytetarë dhe bazën partiake në kuadër të tubimeve “Bashkë për Europë”.

“Me zemër e mendje kah horizonti i Europës, me vlerat tona kombëtare, me dinjitet e potencial të pamohueshëm për realizimin e misionit të përparimit. Në Shipkovicë dhe mbarë Malësinë e Tetovës në krye me Ali Ahmetin u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon të shkruhet kapitulli i së ardhmes europiane. Për të mirën e fëmijëve tanë, le të lëvizim çdo gur që pengon perspektivën e tyre! Bashkë për në Europë”, ka thënë Grubi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FArtanGrubi%2Fposts%2Fpfbid02ZyuNQcM7bpTMAbkppvJZgkbADZD94kr8rYTk9qXKoagsGAAsVQhXZHEDeiX1tqq1l&show_text=true&width=500

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 22:01