Grubi: Nesër, BDI po bën historinë

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 18 Qershor, 2022 11:23

Grubi: Nesër, BDI po bën historinë

Nesër, Bashkimi Demokratik për Integrim po bën historinë duke organizuar zgjedhje në 10 degë për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor, anëtarë të kryesisë së degëve dhe këshillave vendor, shkruan Artan Grubi, sekretar organizativ i BDI.

“BDI prin si partia e parë në rajon që zhvillon proces krejtësisht demokratik në të gjitha strukturat organizative të veta. Një anëtar, një votë, është parimi të cilit duhet t’i përmbahen të gjithë për të dalë të barabartë, fitimtarë, më të fuqishëm, më të konsoliduar dhe për të siguruar jetëgjatësinë organizative. Ejani të gjithë në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe bëhuni pjesë e ndërtimit modern të së ardhmës tonë të përbashkët”, shkruan Grubi.

Pas shkarkimt të drejtuesve paraprak, Bashkimi Demokratik për Integrim të dielën organizon zgjedhje në 10 degë për kryetarë dege, kryetarë të këshillave vendor, anëtarë të kryesisë së degëve dhe këshillave vendore. Flaka


Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 18 Qershor, 2022 11:23

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare