Grubi pas takimit: Inkurajuese porositë e presidentit të KE-së,Charles Michel

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2022 16:52

Grubi pas takimit: Inkurajuese porositë e presidentit të KE-së,Charles Michel

“Jashtëzakonisht të rëndësishme dhe inkurajuese në seancën e sotme të Qeverisë porositë e presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian z. Charles Michel në përkrahje të ardhmërisë europiane të vendit”, kjo është porosia nga zv.kryeministri i parë, Artan Grubi pas takimit në qeveri me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, transmeton Flaka

“Jashtëzakonisht të rëndësishme dhe inkurajuese në seancën e sotme të Qeverisë porositë e presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian z. Charles Michel në përkrahje të ardhmërisë europiane të vendit. Bashkë me kryeministrin Kovaçevski dhe kolegët ministra e informuam rreth qasjes sonë në mbështetje të propozimit të Unionit dhe procesin transparent të konsultimeve që po e zhvillojmë me të gjitha palët rreth kësaj çështje. Qytetarët e vendit nuk duhet pasur frikë e as të bien pre e konfuzionit që shkaktojnë agjenturat antiperëndimore. Vetë vizita e sotme e z. Michel sjell garancën e sigurisë dhe përkrahjes së 27 vendeve të BE-së që kanë hapur derën e tyre dhe presin hapin tonë. Ai hap duhet të jetë vendosmërisht i orientuar kah ajo derë për të mirën e të gjithëve”, shkruan Grubi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një postim në Twitter theksoi se duhet të nisin bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Sipas tij, Maqedonia e Veriut po vendos për veten e saj tashmë dhe se e ardhmja e saj është në BE.

 “Javën e kaluar, Këshilli i BE-së paraqiti një zgjidhje kompromisi të rishikuar. Kjo është një zgjidhje e ekuilibruar që adreson shqetësimet tuaja kryesore. Qëllimi është i qartë: Nisja e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut. Dhe më në fund të ecim përpara për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët në BE. Ju jeni duke vendosur për të ardhmen tuaj. Maqedonia e Veriut bën pjesë në BE. E ardhmja juaj është me ne. Së bashku jemi në prag të një përparimi të mundshëm në procesin e anëtarësimit të vendit tuaj në BE”, shkruan Michel.

Propozimi i ri evropian është në harmonizim të plotë me Rezolutën në Kuvend, që tregon se Qeveria, unë si kryeministër dhe institucionet kompetente me përgjegjësi i përfaqësojmë interesat shtetërore jashtë vendit dhe në vend, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit të Evropës, Sharl Mishel.

Kovaçevski theksoi edhe se në mënyrë konsekuente mbahen në pozitat shtetërore në negociatat me Republikën e Bullgarisë në çdo pikëpamje.

“E mbrojmë interesin publik dhe identitetin kombëtar maqedonas”, tha Kovaçevski duke shtuar se propozimi evropian që këto ditë po diskutohet në vend është propozim në të cilin janë të përfshira vërejtjet tona dhe qëndrimet qartë të shprehura.

Propozimi, siç tha ai, me të gjitha dokumentet është publikuar publikisht, ndërsa paralajmëroi se do të publikohet edhe protokolli bilateral me Republikën e Bullgarisë.

“Në propozimin evropian kemi pozita të definuara për pranim të qartë dhe të padyshimtë të gjuhës maqedonase. Gjuha maqedonase në propozim është absolutisht i qartë dhe i barabartë me gjuhët tjera të BE-së pa kurrfarë fusnota. E kemi marrë atë për çka me vite luftojmë – formulim i pastër i gjuhës maqedonase. Ne maqedonasit jemi krenarë për historinë tonë, gjuhën dhe identitetin me të gjitha aspektet tona. Popullin maqedonas asnjëherë askush nuk do ta asimilojë dhe ky është fakt”, tha Kovaçevski.

Shtoi se nga ne varet vendimi për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, siç theksoi, meritojnë të jetojnë si pjesë e familjes evropiane.

“Propozimi i vendos edhe çështjet historike bilaterale nga korniza negociuese. Çështjet e hapura me fqinjët duhet të mbyllen, por për këtë, ka kohë, derisa nuk gjindet zgjidhje juridike për të dyja palët. Protokolli midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk është vlerësuar në kornizën negociuese, ky është një dokument bilateral i cili nuk është pjesë e pakos evropiane”, sqaron Kovaçevski.

Konferenca ndërqeveritare dhe skriningu, shtoi, do të mund t’i realizojmë pa shtyrje dhe pa kushte shtesë. Ky propozim përfundimtar evropian, sipas kryeministrit, mundëson fillim pa kusht të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe operacionalizimin e vendimit të Këshillit Evropian nga marsi i vitit 2020.

“Të mendojmë në mënyrë racionale, me mençuri dhe me përgjegjësi, të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Tani është momenti kur do ta lëmë politikën ditore mënjanë dhe do të mbahemi në dokumentet zyrtare të cilat janë të qasshme. Ta realizojmë qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotfuqishëm në BE”, porositi Kovaçevski dhe shprehu falënderim për mbështetjen që këto ditë publikisht e marrin nga Komisioni Evropian, vendet evropiane, bashkësia ndërkombëtare, SHBA-ja dhe fqinjët tjerë për propozimin e modifikuar evropian.

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2022 16:52
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.