Grubi pret në takim lamtumirës ambasadoren ukrainase, Zadorozhnjuk

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2022 11:45

Grubi pret në takim lamtumirës ambasadoren ukrainase, Zadorozhnjuk

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Ukrainës në vend, znj. Natalia Zadorozhnyuk.

Grubi ka shkruar se me ambasadoren kanë biseduar për luftën në vendlindjen e saj që ka ngritur në këmbë mbarë botën.

Postimi i plotë:

Bashkëbiseduam për luftën në vendlindjen e saj që ka ngritur në këmbë mbarë botën për të dënuar agresionin rus dhe cënimin e integritetit territorial të Ukrainës, si dhe për hapin e rëndësishëm që bëri vendi ynë duke filluar negociatat e integrimit me BE-në si kundërpërgjigje adekuate ndaj tentativave të destabilizimit dhe dezorientimit ideologjik.

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2022 11:45