Grubi: Qeveria me masa do të pamundësojë rritjen e çmimeve për faturat e ngrohjes

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Mars, 2022 23:17

Grubi: Qeveria me masa do të pamundësojë rritjen e çmimeve për faturat e ngrohjes

Zëvendës kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi ka njoftuar se Qeveria ka vendosur që të ndërmarrë edhe një masë ekonomike për të pamundësuar rritjen e çmimeve të faturave të ngrohjes për amvisëritë, njofton indeks.mk

Ai ka thënë se Qeveria do ta kompensojë përmes një ndihme financiare për furnizuesit me ngrohje diferencën që do të krijohet.

“Në seancën e 20-të të Qeverisë vendosëm që të ndërmarrim edhe një masë ekonomike për të pamundësuar rritjen e çmimeve të faturave të ngrohjes për amvisëritë.

Qeveria do të kompensojë përmes një ndihme financiare për furnizuesit me ngrohje diferencën që do të krijohet nga rritja e çmimet të burimeve të energjisë së ngrohjes që e njejta të mos reflektojë mbi buxhetin familjar të qytetarëve”, ka shkruar Grubi.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Mars, 2022 23:17

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare