Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Grubi: Regjistrimi vazhdon, diaspora jonë do të regjistrohet deri më 30 shtator

Grubi: Regjistrimi vazhdon, diaspora jonë do të regjistrohet deri më 30 shtator

Redaksia

Maqedonia e Veriut nuk ka organizuar regjistrim të popullsisë në 20 vitet e fundit dhe kjo ishte një nga pikat më të dobëta të vendit në të gjitha raportet e Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi për Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas Grubit procesi i regjistrimit nuk është anuluar por është shtyrë që të mbahet në shtator të këtij viti, kurse regjistrimi i DIASPORËS vazhdon, njëjtë siç do të vazhdojmë dhe ne të inkurajojmë bashkatdhetarët tanë që të regjistrohen, kur dihet tani se afati i regjistrimit në platformën e Entit të Statistikave është vazhduar deri më 30 shtator.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka deklaruar se REGJISTRIMI i popullsisë është kërkesë edhe e të gjitha institucioneve ndërkombëtare të cilat kërkojnë nga ne si vend kandidat për anëtarësim në BE që në bazë të përqindjes së popullsisë të planifikojmë dhe të zbatojmë të gjitha politikat zhvillimore në RMV.

Kjo është deklarata e plotë e Grubit për RTK-në:

“Ishte shumë e vështirë të miratohet një Ligj i cili nuk do të ishte pengesë për regjistrimin e mërgatës tonë, por në këtë e arritëm dhe më pas filluam procesin e regjistrimit nga 1 marsi. Gjatë gjithë kësaj kohe për regjistrim të mërgatës sonë kishte thirrje për bojkot nga ana e opozitës maqedonase, duke ftuar qytetarët që të mbyllin dyert kur tu vijnë regjistruesit dhe duke u thënë që të bojkotojnë regjistrimin online të mërgatës sonë. Duke marrë parasysh këto vështirësi dhe nevojën për të siguruar proces të regjistrimit të sigurt dhe të pranuar nga të gjitha palët, u vendos që të bëhet një dialog me partitë politike opozitare, me thirrjen e liderit të VMRO-DPMNE-së z. Mickoski u realizua një takim me kryeministrin Zaev i cili në atë takim shkoi i koordinuar me qëndrimet e partnerëve të koalicionit, pra me tonat dhe dihej ku mund të bëhet kompromis dhe ku nuk mund të bëhet kompromis. Duke marrë parasysh nevojën për të pasur një proces gjithëpërfshirës të regjistrimit të popullatës si dhe për të siguruar qytetarët që të gjithë regjistruesit që do të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre do të jenë të vaksinuar si dhe të mundësohet imunizim sa më i madh i popullatës para se të fillon regjistrimi i qytetarëve rezident, në atë takim u diskutua që t’i propozohet qeverisë dhe kuvendit të ndryshohet Ligji për regjistrimin e popullsisë, me ç’rast vetëm do të shtyhet procesi i regjistrimit të qytetarëve rezident nga muaji prill, në muajin shtator, ndërsa regjistrimi i qytetarëve tanë në diasporë që është lajm shumë i mirë do të vazhdojë që nga 1 marsi deri më 30 shtator, pra në vend që të kemi vetëm 1 muaj e gjysmë për të regjistruar diasporën tonë, tashmë kemi 6 muaj në dispozicion dhe nuk ka fare ndërprerje në procesin e regjistrimit të diasporës por përkundrazi kemi më shumë kohë. Andaj dua të theksoj shumë shumë qartë këtu, bëhet fjalë vetëm për spostim të datave të regjistrimit të qytetarëve rezident në vend nga muaji prill në muajin shtator, në mënyrë që të përfshihet edhe opozita, të mos kontestohet rezultati. 170.000 qytetarët tanë që jetojnë në DIASPORË mbeten të regjistruar dhe urojë që të regjistrojmë që të gjithë që jetojnë në mërgim.”

Continue Reading

Previous: Xhaferi kërkon vazhdimin e gjendjes së krizës, që të mund të miratohet pakoja e 5 ekonomike
Next: Anulohet mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive

Të ngjashme

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Redaksia
FB_IMG_1618316550127 Filipçe: Situata është serioze, kemi rritje të lehtë të presionit mbi qendrat kovid

Filipçe: Situata është serioze, kemi rritje të lehtë të presionit mbi qendrat kovid

Redaksia
thumbs_b_c_f759cf31bbac991592e07f911c5a4061 Qeveria kërkon që gjendja e krizës të vazhdojë deri më 31 dhjetor

Qeveria kërkon që gjendja e krizës të vazhdojë deri më 31 dhjetor

Redaksia

TË FUNDIT

Dortmund's Ansgar Knauff, bottom, celebrates after scoring his side's third goal during the German Bundesliga soccer match between Stuttgart and Dortmund at the Mercedes-Benz Arena stadium in Stuttgart, Germany, Saturday, April 10, 2021. (Tom Weller/Pool via AP) Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Kush përdor më shumë futbollistë U21 në ekipet e para?

Met-Gala-comp-780x470 Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Met Gala do të rikthehet, jo me një, por me dy super organizime

Porto's Mehdi Taremi scores his side's opening goal during the Champions League quarter final second leg soccer match between Chelsea and Porto at the Ramon Sanchez Pizjuan stadium, in Seville, Spain, Tuesday, April 13, 2021. (AP Photo/Angel Fernandez) Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

Porto eliminohet, por ka golin më të bukur në Champions

baj Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Ushqimet më të mira dhe më të dëmshme për diabetikët

Covid-19.-Cisl-Veneto-dona-un-respiratore-polmonare-alla-Protezione-Civile Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë

Norvegjia i dhuron 300 respiratorë Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Moldavisë


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.