Në seancën e sotme të 69-të të Qeverisë u miratuan këto vendime të rëndësishme:
Shpallëm ditën Е Shtunë (20.08.2022) ditë jopune për qytetarët e komunave të Tetovës, Mavrovës dhe Rostushes, Qendrës Zhupë për shkak të procesit zgjedhor që do të zhvillohet në këto komuna;
Siguruam hapësira afariste për funksionimin e plotë të Malit Sharr si Park Nacional;
Shqyrtuam dhe miratuam pakon me rekomandime dhe detyrime për kursimin e energjisë elektrike dhe termale duke e obliguar Ministrinë e Ekonomisë në afat prej 3 ditëve të informojë rreth tyre amvisëritë dhe sektorin e biznesit vendor.
Artan Grubi, zv.kryeministër i parë