Grubi: Siljanovksa të mos shpresojë në votuesit e Blerim Rekës

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 20:15

Asnjë votë e kandidatit për president, Blerim Reka nuk do të shkojnë në rrethin e dytë te kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, vlerëson deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

“Edhe pse Gordana Siljanovska i ka inkasuar për vete, megjithatë vlerësoj se asnjë prej atyre 76.000 votave nuk do të jetë për Maqedoni joevropiane dhe atë e garantoj”, tha Grubi në televizionin Sitel.

Ndryshe, sipas numërimit të 99.80% të votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, votuesit e vendit në këto zgjedhje presidenciale kanë votuar në këtë mënyrë:

Blerim Reka: 79.915 apo 10,57%
Gordana Siljanovska: 319.240 apo 42,24%
Stevo Pendarovski : 323.846 apo 42,85%
Vota të pavlefshme: 32.828 apo 4,34%.

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 20:15