Grubi takoi Gërvallën, shqyrtohet realizimi i 11 marrëveshjeve RMV-Kosovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Mars, 2022 14:14

Grubi takoi Gërvallën, shqyrtohet realizimi i 11 marrëveshjeve RMV-Kosovë

Zv. Kryeministër i parë, Artan Grubi sot mirëpriti në takim zyertar, delegacionin e kryesuar nga znj. Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e punëve të jashtme dhe të diasporës së Kosovës, përcjell Flaka. Në fokus të bisedës ishin realizimi i 11 marrëveshjeve të nënshkruara të bashkëpunimit në mbledhjen e përbashkët të qeverive në muajin Shtator të vitit të kaluar.

Mbi parimin e konkretizimit të bashkëpunimit mes vendeve tona dhe trasimin e rrugës së përbashkët drejt Bashkimit Europian, tha Grubi, mirëprita sot në takim delegacionin e kryesuar nga znj. Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e punëve të jashtme dhe të diasporës të Republikës së Kosovës.

“Në fokus të bisedës kishim realizimin e 11 marrëveshjeve të nënshkruara të bashkëpunimit në mbledhjen e përbashkët të qeverive tona në muajin Shtator të vitit të kaluar, mes të cilave projektet kapitale si rruga Tetovë – Prizren, autostrada Shkup – Bllacë – Prishtinë dhe vendkalimi i përbashkët kufitar. Vazhdojmë që të japim përkrahjen e ndërsjelltë në tejkalimin sa më të shpejtë të kontesteve bilaterale që kemi me Serbinë dhe Bullgarinë”, shkruan Grubi.

Vendet tona, shprehet Grubi, janë dhe do të vazhdojnë të jenë promotorë të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit rajonal. Flaka

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Mars, 2022 14:14

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare