Grubi takoi Zemajn, flasin për situatën e krijuar nga COVID-19

Linda Limani
By Linda Limani September 10, 2020 17:13

Grubi takoi Zemajn, flasin për situatën e krijuar nga COVID-19

Situata e krijuar nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut dhe në Republikën e Kosovës, mundësitë më të mira dhe efikase të ballafaqimit me të ishin vetëm një pjesë e bisedës mes zv,kryeministrit të parë, Artan Grubi me  Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, njofton Agjencia e lajmeve FLAKA
 
“Unë personalisht jam për hapjen e vendkalimeve kufitare me Kosovën dhe jo vetëm, me qëllim qarkullimin e lirë. Një vendim i tillë do të ndihmonte ekonomitë e vendeve të rajonit”, shprehet Grubi. 
 
Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Armend Zemaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. FLAKA

Linda Limani
By Linda Limani September 10, 2020 17:13